Adetokumbo: Vetëm qielli është kufiri për Miluokin!

Ende nuk janë në vend të parë në Lindje, madje janë 3 humbje prapa ekipeve më të fortë (për momentin) si Bruklin dhe Çikago. Gjithsesi, Miluoki Baks po tregojnë se kur e kanë skuadrën të plotë, është e vështirë që të ndalen. Kështu ndodhi edhe në fitoren ndaj Orlandos, duke realizuar një “fshesë” në Arenën e këtij kundërshtari, pra duke i fituar të dyja ndeshjet. Miluoki ia doli 136-118 duke i përngjarë formacionit që fitoi titullin në NBA sezonin e kaluar. Janis Adetokumbo shënoi 33 pikë dhe kapi 12 topa në tabela, por ashtu 5 asistë, 2 vjedhje topi e 2 bllokime gjuajtjesh. Për habi, ai nuk gaboi asnjë nga 6 gjuajtjet e lira. Holidei shtoi 25 pikë, Midëlton 22 dhe Kouzins 11 pikë e 9 topa në tabela në vetëm 16 minuta lojë. Miluoki ka 24 fitore e 13 humbje në vend të tretë në Lindje.

Sfidanti.al