Lukaku paralajmëron Çelsin me Lautaron: Mos e braktis Interin!

Sulmuesi nga Belgjika i bëri një mbrojtje vetes, lëshoi një kërcënim për klubin ku ndodhet aktualisht dhe dha një këshillë për ish-partnerin e tij në Milano. Romelu Lukaku e ka tronditur mjaft atmosferën tek Çelsi me intervistën e fundit për “Skaj Italian” (Sky Italia) ku deklaroi se “nuk mendoj që Lautaro Martinez duhet të bashkohet me mua tek Çelsi, jo, ai duhet të qendrojë në Milano, ku do të kthehem edhe unë”. “Unë nuk doja të largohesha nga Interi, – tha ai, – i kërkova drejtuesve kontratë të re, por ata refuzuan, ndoshta për arsye financiare, ndryshe këtë intervistë nuk do ta bënim në Londër, por në Milano”. Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, deklaroi se “fjalët e Lukakut nuk ndihmojnë aspak”.

Sfidanti.al