Van de Bek, Zakaria, Dembele, kush janë dëshirat e Bajernit?!

Në Mynih i pëlqejnë shumë këto momente dhe shpesh kanë treguar se dinë të përfitojnë nga rasti. Bajerni, sipas mediave në Gjermani, po mendon për përforcime në janar (apo edhe në verë) dhe ia ka vënë syrin Doni Van de Bekut të Man. Junajtidit, Zakariasë së Gladbahut, dhe Dembelesë së Barcelonës. Van De Bek ka kontratë deri në 2025 në “Old Traford”, por është jashtë favorit dhe bavarezët mund të mendonin të paktën për verën. Denis Zakaria është më i arritshëm sepse luan në Bundesligë me Borusian e Mynshengladbahut. Mesfushori zviceran pëlqehet nga trajneri Nagelsman. Bavarezët e kanë një mendim edhe për Usman Dembelenë, por as nuk bëhet fjalë që të bëjnë ndonjë ofertë të madhe, por vetëm nëse Barcelona e jep në formë huazimi, ose nëse largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit. Përveç kësaj, është edhe problemi i rrogës sepse francezi kërkon një pagesë tepër të madhe, të papranueshme për Bajernin.

Sfidanti.al