Askush si Mançester Sti në Angli gjatë vitit 2021!

Diferenca është e madhe, madje edhe nga rivalët më të afërt. Pep Guardiola ka ndërtuar me të vërtetë një “makineri” pikësh dhe golash në Angli, duke dominuar vitin 2021 me Mançester Sitin. Kampionia në fuqi, dhe kryesuesja e renditjes, ka marrë 110 pikë gjatë 365 ditëve ndërsa ka luajtur 44 ndeshje në Premier Ligë. Aq e thellë është epërsia e kryesuesve, saqë Çelsi dhe Liverpuli, janë shumë prapa. Blutë e Londrës kanë “vetëm” 83 pikë në 42 ndeshje, ndërsa të kuqtë e Jurgen Klopit arrijnë në 77 pikë në 41 ndeshje. Diferenca pra është 27 deri në 33 pikë! Edhe për golat, Siti ka shënaur 113 dhe ka pësuar 32. Çelsi ka 70 gola të shënuar e 32 të pësuar ndërsa Liverpuli është me 81 gola të realizuar dhe 38 të pësuar, që do të thotë se Siti është në +81, ekipi i Klopit në +43 dhe ai i Tuhelit në +38. Ekipet e tjerë të Premierit me më shumë pikë janë Arsenali me 76, Junajtidi me 75, Uest Hemi me 73 dhe Totenhemi me 66 pikë.

Sfidanti.al