PSG synon 100 milionë eurot nga Ikardi, Dreksler, Paredes, Kehrer!

Momenti i duhur është janari, edhe pse paratë duhen gjetur deri në qershor. Llogarive financiare të Paris SG i duhen 100 milionë euro që të jenë në rregull, dhe periudha e vetme kur mund të nxirren këto para është janari, pasi është kohë transferimesh. Mediat shkruajnë se drejtuesit shpresojnë që të “zbrazin” ekipin nga disa lojtarë si Ikardi, Dreksler, Paredes, Kehrer, Kurzaua apo Dagba. “Guri” kryesor i “mozaikut” është Ikardi, për të cilin janë shpenzuar nga 50 deri në 70 milionë euro, dhe i cili ndoshta do të kthehet në Itali. Juventusi, por edhe ekipe të tjera mund ta kërkojnë. Edhe Paredesi u pagua 40 milionë, ndaj kërkohet të fitohet nga kartoni i tij.

Sfidanti.al