Deri një vit më parë nuk kishte probleme. Numri 10 i Juventusit ishte i rregullt në fushën e lojës dhe për 5 vjet me radhë luajti shumicën e ndeshjeve. Ai ka qenë në fushë për Alegrin dhe Sarrin në 288 ndeshje nga 276 gjithsej, por dëmtimet dhe kovidi e kanë ngadalësuar mjaft këto kohë. Këtu duhet parë edhe fakti se rinovimi i kontratës së kapitenit të ri juventin po vonon. Me siguri klubi nuk është i sigurt sesi do të jetë gjendja fizike e Dibalës, ndaj edhe mund të kërkojë të fusë klauzola në kontratë, për të pasur disa kushte që argjentinasi të fitojë deri 10 milionë euro në sezon.
Sfidanti.al