Çfarë kontrasti me pasurisë së Kanselos, dhe varfërisë së 4 “rrugaçëve”

Përtej çdo formaliteti ligjor ekziston diçka më e rëndësishme që ka të bëjë me standardin e jetesës së njeriut dhe me identitetin e tij. Një gjë e tillë mund të na bjerë në mend kur mësojmë se 4 vjedhës hynë në shtëpinë e futbollistit të Mançester Sitit, Zhoao Kanselo, duke i marrë dhunshëm bizhuteri. Vetë lojtari pati dëmtim në fytyrë, ndërsa policia ka nisur hetimin për vjedhjen. Mediat britanike, sidomos ato “politikisht korrekte nga e djathta” (si “Daily Mail”), nuk ngurruan që të sulmonin me tituj të mëdhenj “katër njerëz pa karakter”. Padyshim që ngjarja është e rëndë dhe mund t’i ndodhë kujtdo, ndërsa gruaja e Kanselos dhe vajza e tij e vogël u tronditën shumë. Padyshim, por nga ana tjetër është e pamundur të mos bësh pyetjen se çfarë kontrasti ka pasuria e një lojtari të Premier Ligës dhe jeta e shkuar keq e disa njerëzve që nuk kanë lindur aspak për të qenë vjedhës, por janë bërë të tillë rrugës.

Sfidanti.al