Këtë të fundit normalisht duhet ta harrojë sepse Jurgen Klopi nuk mundet të pranojë të mbetet pa një sulmues të rëndësishëm, ndërsa shpejt nis Kupa e Afrikës. Salah e Mane do të largohen, ndaj mbetet Origi. Gjithsesi, Juventusi e do një sulmues me numrin 9 sepse Alvaro Morata ka dëshirë dhe ka akord për të shkuar tek Barcelona. Sulmuesi i Spanjës do të jetë një tjetër “Furi e Kuqe” te katalanasit, që do të bënte që Barça e Ksavit të ketë 9 lojtarë të kombëtares. Ishte vetë trajneri Ksavi që i propozoi direkt Moratës që të bashkohej me në në “Kamp Nou”. Formulat për transferimin është e lehtë që të gjenden, por duhet një sulmues për Juven. Mediat italiane shkruajnë për Ikardin dhe Kavanin, përveçse për Origin.
Sfidanti.al