Madrilenët mbetën duke dalë në treg, por këtë “mall” nuk dëshirojnë t’ia blejnë. Garet Bejl, Eden Hazar dhe Isko Alarkon janë lojtarët që ishin yje tek Reali, por tani nuk i do trajneri Karlo Ançeloti, siç nuk i deshi as Zinedin Zidani. Mediat spanjolle raportojnë se klubi “merenges” do të përpiqet që t’i transferojë në janar këta lojtarë, të cilët i mori shtrenjtë, me përjashtim të Iskos që është “produkt” i akademisë së klubit. Garet Bejli u mor për 100 milionë euro në një rekord botëror, ndërsa për Hazarin iu dhanë Çelsit të paktën 100 milionë euro, plus edhe u parashikuan shpërblime që e dërgonin shifrën në 150 milionë euro. Rroga e Bejlit është gati 700 000 euro në javë, dhe Reali dëshiron të kursejë sa më shumë, dhe të fitojë nga kartoni i tyre, për të përballuar afrimin e Kilian Mbapesë, pse jo edhe të Erling Halandit.
Sfidanti.al