Kur u mor në huazim nga Anderlehti, për të u paguan 3.5 milionë euro. Ishte një shifër e lartë për një dhënie “borxh”, aq më tepër për një lojtar pak më shumë se 20 vjeç, por kjo tregonte se Milani e vlerësonte shumë Aleksis Selemekersin. Padyshim ai është një nga më të mirët është, me 22-vjeçarin e ardhur në janar 2020, dhe që ka luajtur në çdo ndeshje këtë sezon, ashtu si Sandro Tonali. Për mesfushorin belg u paguan gjithsej 7.2 milionë euro për kartonin, ndërsa tani vlera e tij në treg ka arritur në rreth 20 milionë. Natyrisht, kjo theksohet vetëm për të treguar rëndësinë e lojtarit, sepse Milani nuk ka asnjë synim që ta nxjerrë në transferim. Trajneri Pioli thotë se “Milani i sotëm u krijuar në janar 2020 kur erdhën Ibra, Kjer dhe Selemekers”. Mesfushori ka krijuar ekuilibrat e duhur duke qenë boshti i ekipit bashkë me Kjerin në mbrojtje dhe Ibrën në sulm.
Sfidanti.al