Igli Tare kërkon dy Gudmunsonë tek Lacio

Drejtori sportiv i Lacios ka objektiva që koincidojnë në mbiemra për muajin janar. Igli Tare kërkon të afrojë futbollistë në skuadrën e Mauricio Sarrit dhe këta janë Albert Gudmunson dhe Gabriel Gudmunson. Të dy këta nordikë, edhe pse me mbiemër të njëjtë, nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin pasi Alberti vjen nga Islanda, është 24 vjeç dhe luan si sulmues për AZ Alkmarin në Holandë. i dyti quhet Gabriel, është 22 vjeç dhe suedez, lojtar i krahut të majtë të Lilës në Francë. Pra, dy Gudmunsonët jo vetëm që nuk janë kushërinj, por as nuk janë të të njëjtit atdhe.

Sfidanti.al