“Duket se atij i pëlqen të jetë në fushë, i pëlqen të luajë me ne, dhe i pëlqen të jetë pranë portës kundërshtare”. Këto ishin fjalët e trajnerit të Sauthemptonit, Ralf Hazenhytl, pas fitores së ekipit të tij 3-2 në fushën e Uest Hemit, sukses që e ngjiti 9 pikë nga zona “e ftohtë”. Mediat pranë klubit, pra mediat e qytetit, e lavdëruan shumë lojën e Armando Brojës, ashtu si edhe trajneri austriak, duke i vendosur notën 8.5, e duke e konsideruar më të mirin në fushë. Broja fitoi penalltinë që solli golin e dytë, por edhe krijoi probleme pa fund për mbrojtjen e londinezëve. Mediat e tjera angleze i dhanë notën nga 6 deri në 7.5, por gjithmonë duke vlerësuar kontributin e tij. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte sërish titullar dhe luajti 81 minuta.
Sfidanti.al