San Antonio vendos rekordin e sezonit, 144 pikë për fitoren me Detroitin

Ishte një ndeshje e veçantë sepse që të gjithë lojtarët e Spërsave shënuan pikë. Nuk ishte vetëm Keldon Xhonson që pati një ndeshje të madhe, por të 14 lojtarët që ishin në dispozicion të trajnerit legjen dar, Greg Popoviç. Xhonson pati 27 pikë, 5 topa në tabela, ndërsa shënoi të 4 gjuajtjet për tri pikë dhe të katër gjuajtjet e lira, duke realizuar 10 nga 12 gjuajtjet nga loja. Landejl shtoi 18 pikë, Poetl 14, Mekdermot 13, Bejts-Diop 10, ndërsa Uajt e Xhons patën përkatësisht 10 e 11 asistë. Fitorja e San Antonios ndaj Detroitit ishte 144-109, dhe padyshim që vendasit përfituan nga mungesat e shumta të miqve për të arritur fitoren e tretë radhazi. Shifra e 144 pikëve të shënuara është rekord i sezonit në NBA.

Sfidanti.al