Trajneri i Italisë nuk është aspak i shqetësuar që do të luajë plej ofin për në Kupën e Botës ndaj Portugalisë së Kristiano Ronaldos. Përkundrazi, Roberto Mançini e hedh shikimin përtej dy ndeshjeve të radhës, drejt e në Katar. Ai parashikon që Të Kaltrit, kampionë të Europës, mund ta fitojnë titullin botëror në Lindjen e Mesme, ndonëse kanë nevojë për të pasur gjithçka në rregull në “arsenalin e tyre”. “Do të jemi si në kohën e Lipit, – thotë Manço, – do të gjejmë të rinjtë e duhur në fushë. E fitojmë Botërorin me Zaniolon dhe Skamakën. Viali (ndihmësi i tij i sëmurë me tumor) do të na ndihmojë, por edhe ne do të luftojmë për të”.
Sfidanti.al