Barcelona merr Kavanin e Ferran Torresin tani, Halandin në verë!

Ky është plani katalanas, sipas mediave në qytet. “El Mundo Deportivo” shkruan se drejtuesit e Barcelonës nuk kanë hequr dorë nga Edinson Kavani, ndërsa Ferran Torresi është që sot i prezantuar për tifozët dhe do të jetë përforcimi i ri në sulm për trajnerin Ksavi Hernandez. Sulmuesi uruguajan pritet në formë huazimi nga Mançester Junajtidi, ndërsa ëndrra e madhe është Erling Halandi, për të cilin jepen shanse të mëdha për t’u marrë në verë. Nuk dihet sesi do të realizohet kjo nga ana financiare, por këto janë planet, ndërsa objektivi sportiv është kualifikimi për në Champions, pasi për të fituar titullin këtë vit nuk bëhet fjalë.

Sfidanti.al