Në 6 janar, trajneri Stefano Pioli, do të ketë më shumë mundësi për të përzgjedhur, dhe një skuadër më “natyrale”. Për ndeshjen ndaj Romës në Serinë A, tekniku kuqezi do të ketë sërish në dispozicion katër lojtarë që kanë munguar këto kohë si Zllatan Ibrahimoviç, Rafael Leao, Kalabria dhe Rebiç. Kjo, edhe pse Ibra duhet trajtuar me kujdes sepse gjuri i tij ende shqetëson. Gjithsesi, duke pasur më shumë lojtarë në dispozicion, Pioli do të krijojë Milanin e mëparshëm, që ishte i fortë në sulm e në mbrojtje dhe që ishte në krye ose shumë pranë kreut të Serisë A. Natyrisht, prish punë mungesa e Kjerit, që do të mungojë gjithë sezonin, por një skuadër që pretendon titullin nuk mund të varet nga një lojtar i vetëm.
Sfidanti.al