Gazetat angleze imagjinonin sesi do të dukej një ekip madrilen i ndryshuar, me lojtarë të tillë si Rydiger, Pogba apo Mbape, ndërsa kërkohet edhe mbrojtësi i Liverpulit, Xho Gomez. “Guri” kryesor i “mozaikut” të ri të Realit është padyshim Kiliam Mbape, sulmuesi i Francës dhe i Paris SG. Sipas informacionit që vjen nga Franca, 23-vjeçari ende e ka mendjen të ndarë për të shkuar në Spanjë, pavarësisht përpjekjeve të klubit për ta bindur. Burime pranë tij theksojnë se ai dëshiron të luajë në një kampionat më të fortë sesa ai francez, dhe me një skuadër që jep më shumë garanci për fitoren e Championsit. Nga ana tjetër, prania e Lionel Mesit tek PSG-ja e ka “hijezuar” sado pak figurën e Mbapesë edhe pse ai vazhdon të cilësohet si lojtari më i mirë i ekipit, ndërsa Nejmar është afruar më shumë me argjentinasin sesa me francezin.
Sfidanti.al