Hamilton do ta braktisë Formula 1, parashikon Berni Ekëlstoun!

Ish-shefi i këtij kampionati botëror nuk e ka fshehur një lloj antipatie për shtatë herë kampionin e botës, sidomos kohët e fundit. Berni Ekëlstoun nuk e honeps dot Ljuis Hamiltonin që lufton racizmin dhe mbron përmbysjen e statujave mesjetare në Britaninë e Madhe, dhe parashikimi i tij i fundit për pilotin anglez nuk ndryshon shumë si “modë”. Ekëlstouni thotë se Hamiltoni mund ta braktisë Formula 1 dhe t’i japë fund karrierës në sport për të kaluar tek pasioni tjetër i madh i tij, moda. Kjo, sepse veterani mendon që mënyra sesi e humbi titullin në xhiron e fundit të sezonit ndaj Maks Verstapenit ishte shumë e hidhur për t’u përballuar.

Sfidanti.al