Vërtet i ofendoi rëndë Diogo Zhota tifozët e Leisterit në “Anfild”?!

Mjaft tifozë të Liverpulit mendojnë kështu dhe pamjet filmike krijojnë dyshime të forta për sjelljen e sulmuesit të të kuqve. Diogo Zhota festoi pikërisht përpara tifozëve të Leisterit pasi shënoi penalltinë vendimtare që kualifikoi Liverpulin në gjysmëfinale të Kupës së Ligës. i ndikuar nga emocionet e fuqishme, portugezi u duk se nxorri disa fjalë nga goja, ndërsa hidhej përpjetë nga qejfi. Sipas disa tifozëve liverpulas, dhe sipas dyshimeve të mediave, Zhota duhet t’i ketë ofenduar rëndë tifozët e Leisterit. Nëse kjo vërtetohet, atëherë ai pritet të marrë një dënim shembullor.

Sfidanti.al