Të ishte shkodran hajde de, sepse ndër ta ka mjaft nga ata që “u ka ikur truri”. Fabio Kanavaro, gjithsesi është italian, pra i përket një kombi që i ka punët shumë mirë me biçikletën, dhe jo më kot ka turneun e dytë më të madh të çiklizmit në botë, Xhiron e Italisë. Ish-kapiteni i të kaltërve, që doli kampion i botës në 2006 me Italinë, është treguar kampion edhe mbi dy rrota duke realizuar një vepër që jo kushdo e bën. Në moshë 48-vjeçare përshkroi distancën nga Napoli në Romë me biçikletë, plot 254 km në 7 orë e 43 minuta, që do të thotë mbi 30 km në orë. Aspak keq, bën shaka “La Gazeta delo Sport”, ndërsa trafiku është shumë i madh në këtë periudhë feste.
Sfidanti.al