Çfarë mentaliteti ish-presidenti i Kristël Palasit: Guardiola e Klop, pa futbollit do punonit në Mekdonald!

Ka bërë përshtypje deklarata e drejtuesit të mëparshëm të klubit londinez, Sajmën Xhordan (Simon Jordan). Tashmë i larguar nga detyra, ish-presidenti i Kristël Palasit, ka folur ashpër kundër dy trajnerëve të njohur si Pep Guardiola dhe Jurgen Klop, të cilët kanë kritikur vazhdimin e ndeshjeve ndërsa epidemia e Kovidit vazhdon të krijojë probleme të mëdha. “Ata duhet të kujtohen se janë me shumë fat që janë pjesë e futbollit, – tha Xhordani, – nëse nuk do të kishte qenë futbolli, ata do të ishin duke punuar në Mekdonalds”. Ish-presidenti duket se mendon se është ai pronari i futbollit, dhe se Guardiola e Klopi janë në këtë lojë vetëm falë tij, ndërsa gjykon se nëse kërkon të bësh grevë për diçka që e quant ë drejtën tënde, meriton të hidhesh në rrugë. Këtij “tipi” i duhen kujtuar fjalët e ish-trajnerit legjendar të Liverpulit, Bill Shenkli, që thoshte se “futbolli është një trinitet i shenjtë që përbëhet nga lojtarët, tifozët dhe trajnerët, ndërsa presidentët janë vetëm për të firmosur çeqet”.

Sfidanti.al