Legjenda Pele vazhdon “ndeshjen” e tij me tumorin, por del nga spitali

Në shtator u shtrua dhe u detyrua t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr një tumor nga shtylla kurrizore. Legjenda e futbollit, Pele, qendroi atëherë gati një muaj në spital, por duket se “ndeshja” e tij me tumorin nuk ka përfunduar. Tri herë kampioni i botës, sot në moshën 81-vjeçare, u shtrua sërish në spital në fillim të dhjetorit dhe u lejua më në fund të kthehej në shtëpi. Ai vazhdon mjekimin me rreze, kimioterapinë, për të luftuar tumorin. Pele ka informuar tifozët në rrjetet sociale duke thënë se ndihet mirë dhe se i ka përfunduar seancat për vitin 2021. “Kampionati” i tij me kancerin do të vazhdojë vitin e ardhshëm pas pushimeve të dimrit. “Çdo fitore e vogël është arsye për të festuar”, – shkruan Pele.

Sfidanti.al