Kriza e Milanit, sa dëmtime dhe sa “pleqëri” ka në sulm!

“La Gazeta delo Sport” e nxit trajnerin Stefano Pioli që të gjejë organizimin e mëparshëm dhe respektin që ekipi i tij kishte për vetveten. Për momentin, duket sikur këto nuk ekzistojnë edhe pse pak a shumë luajnë të njëjtit lojtarë. Gjithsesi, Milani po vuan prej 40 ditësh nga dëmtimet e shumta dhe nga fakti se peshën e sulmit e mbajnë lojtarë që kanë shumë peshë vitesh në sulm. Për momentin, kuqezinjtë kanë 6-7 lojtarë me dëmtime, ndërsa gjatë gjithë sezonit kanë pasur vazhdimisht të tillë.

Në infermieri janë Kalabria, Kjer, Rebiç, Leao, Pelegri, Ibrahimoviç dhe Plizari. Për fat është kthyer Teo Hernandez që ishte i sëmurë dhe mund të luajë ndaj Empolit. Problemi i madh është se dyshja kryesore e sulmit Zllatan Ibrahimoviç-Olivie Zhiru ka në total 79-80 vjeç, një moshë që mund të ishte e mirë për një staf teknik, jo për lojtarë aktivë në fushë. Si rrjedhojë, Interi ka nisur shkëputjen dhe skuadrat e tjera janë pranë për t’i prishur Milanit planet e sezonit. Napoli, Atalanta e Juventusi, por edhe Roma, Fiorentina apo Lacio.

Sfidanti.al