Halandi shqetëson tifozët e Dortmundit, i përshëndet pas ndeshjes!

 

Pasi gjyqtari vërshëlleu përfundimin e sfidës së Bundesligës, lojtari më i njohur në fushë, Erling Halandi i Dortmundit bëri diçka që ra në sy. Autori i dy golave në fitoren 3-0 ndaj Grojter Fyrtit, shkoi tek tribunat e tifozëve në “Signal Iduna Park” dhe i përshëndeti ndërsa u nda veç nga shokët e skuadrës. Shumëkush, nga tifozët, por edhe nga mediat, i bëri pyetjen vetes nëse ky veprim mund të ishte një lamtumirë para kohe? Kontrata e Halandit 21-vjeçar vazhdon, por ai pritet të largohet në qershor kundrejt një shume prej rreth 75-90 milionë eurosh. Mos vallë do të largohet që në janar?

Sfidanti.al