Mediat katalanase ende shpresojnë se është e mundur që të merret Erling Halandi, por skenari më realisit në “Kamp Nou” është një tjetër. Duket e pamundur që Barcelona të shpenzojë aq shumë për sulmuesin norvegjez, apo ta bindë të vijë tek një skuadër që rrezikon të mos ketë suksese të mëdha, ndaj edhe në Angli shikojnë një tjetër “shteg shpëtimi”. Konflikti i ish-kapitenit të Arsenalit, Obamejang, me trajnerin Arteta dhe drejtuesit, mund t’i ketë dhënë shansin Barçës që të provojë fatin. Mendohet një shkëmbim me Usman Dembelenë, aq më tepër që rrogat e tyre janë aty-aty, me 200 000 paundë stërlina në javë siç i llogarisin në Angli. Nuk dihet se çfarë mendimesh kanë vetë lojtarët, ndërsa Dembele nuk dëshiron të rinovojë kontratën dhe mund të ketë kërkesa nga klube të tjera.
Sfidanti.al