Si e përballon një klub i ligës së tretë angleze, Kovidin? Me 9 999 tifozë!

Rregullin e kanë të qartë, duhet gjetur një mënyrë për të mos “ngarkuar” publikun me tampone dhe kontrolle për Kovidin, por edhe duhen respektuar protokollet. Te klubi i kategorisë së tretë angleze, Karlajsël Junajtid (Carlisle) kanë vendosur që të operojnë vetëm me gjysmën e kapacitetit të stadiumit “Branton Park” (Brunton), dhe kjo gjysmë i bie që të jetë 9 999 tifozë. Një shifër e bukur, sidomos në kohë koronavirusi. Mesa duket rezistenca e qytetarëve britanikë ndaj këtyre testeve dhe vërtetimeve për vaksinim të plotë qenka e madhe, dhe drejtuesit e klubit gjykojnë se nëse do të detyrojnë zbatimin e ligjit, do të kenë më pak se 9 999 tifozë në stadium.

Sfidanti.al