Mbape: Jam parizien, por dua të provoj diçka të re!

Është sërish tema e transferimit të pritshëm për tek Reali, dhe sulmuesi francez nuk e hedh poshtë këtë gjë. “Unë jam parizien, – thotë Kilian Mbape në një bisedë me Tieri Henrinë, – ndihem shkëlqyeshëm, por dua të provoj diçka të re”. Pasi tregoi sesi kaloi vera e kaluar, ai thekson se nuk është një lojtar egoist. “Jam lojtari me më shumë asiste në ligën franceze dhe në Champions, – shprehet 22-vjeçari, – kjo do të thotë se nuk jam egoist. Sa për rolin e shefit tek Paris SG, do të ishte çmenduri ta thoja këtë kur jam në një ekip me Nejmarin dhe Mesin. Në fund të fundit, kjo nuk ka asnjë rëndësi”. Mbape i kërkoi verën e kaluar klubit që ta lejonte të shkonte tek Reali dhe madrilenët besohet se ofruan nga 180 deri në 200 milionë euro për kartonin, por PSG refuzoi. Në fund të sezoni, Mbapeë i mbaron kontrata në Paris dhe mund të shkojë lirshëm tek Reali.

Sfidanti.al