Nuk e kanë plotësisht veten në dorë, por kjo vlen vetëm për njërën skuadër. Milani është më i rrezikuari për të mbetur jashtë raundit të dytë në Champions, pasi edhe nëse fiton në mesjavë ndaj Liverpulit, “digjet” nëse Porto-Atletiko nuk del barazim. Gjithsesi, në Itali janë me dorë në zemër e me shpresë ndërsa një sezon që nisi keq mund të vazhdojë me rekord. Katër skuadra italiane mund të kualifikohen për në raundin e dytë të Championsit, dhe Interi e Juventusi e kanë “festen mbi sy”. Atalanta po ashtu ka mundësitë e veta, ndërsa pret Vijarrealin në fushën e saj. Italia nuk ka 4 ekipe në turin e dytë në Champions që nga sezoni 2003-2004. Në Itali theksojnë se gjëja më e bukur është se klube si Atalanta, por edhe Milani kanë një mënyrë financimi që cilësohet “futboll i përballueshëm”, pra pa hyrë në aventura për të shpenzuar mbi mundësitë.
Sfidanti.al