Red Bulli ankohet për dënimin 5-sekondësh: Gabimi ishte i Hamiltonit

Drejtori i skuadrës austriake, Kristian Horner, deklaroi për “Skaj Sportsin” se ndihet i dënuar më shumë sesa duhet me 5 sekondat e kohës që iu dha si “gjobë” Maks Verstapenit. “Ne u ndëshkuam, pastaj ndodhi incidenti që Hamiltoni goditi Maksin, – tha Horneri, – Maksi u përpoq të dorëzonte vendin. Nuk e di nëse ai ngatërroi shenjën e DRS-së. Ishte e qartë që ne po e dorëzonim pozicionin, por pastaj Hamiltoni u përplas dhe dëmtoi makinën. Shumë dëshpëruese”. Horneri thotë se Mercedesi ka një epërsi në garën e fundit sepse makinën e ka më të mirë, por do të luftohet deri në fund.

Sfidanti.al