Nuk dihet nëse është taktikë për t’i rritur rrogën vetes, apo një dëshirë thjesht për të provuar diçka të re. Mohamed Salah ka nënvizuar se bisedimet për rinovimin e kontratës me Liverpulin nuk po ecin përpara, ka akuzuar bordin drejtues si fajtor për këtë, dhe ka shtuar se i pëlqen interesimi që ka për të, trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez. Sulmuesi egjiptian, golshënuesi më i mirë i Premier Ligës dhe në formën më të mirë të karrierës, ka edhe 18 muaj kontratë në “Anfild”. “Vendimi është në dorë të drejtuesve, – tha Salahu, – ata duhet ta zgjidhin këtë çështje. Klubi është gati të më përgjigjet nga ana financiare, por vendimi nuk varet vetëm nga ana financiare. i lumtur për interesimin e Ksavit dhe të një ekipi si Barcelona, por unë jam i lumtur tek Liverpuli. Të shohim çdo të ndodhë në të ardhmen”.
Sfidanti.al