Fillimi ishte i vështirë sepse duhej të vishte një “këmishë force” si pasardhës i Antonio Kontes. Gjithsesi, Simone Inzagi ka treguar tek Interi se di ta përballojë presionin dhe se është “prerje” për skuadra të mëdha. Siç shkruan “La Gazeta delo Sport”, drejtuesit zikaltër janë të çmendur pas trajnerit të tyre që ka metodën e duhur për të stërvitur ekipin, stilin e duhur të komunikimit, ka lojë sulmuese, gola dhe rezultate. Zikaltërit për momentin janë vetëm 1 pikë prapa kreut të Serisë A që mbahet nga Milani, ndërsa Napolin tashmë e kanë lënë pas. Kontrata e tanishme e Inzagit është deri në 2023 me rrogë 4 milionë euro në sezon, por sipas mediave klubi ka gati planin për rinovimin, të paktën deri në 2025 dhe kuptohet me rritje rroge, ndoshta 6 apo pse jo edhe më shumë milionë euro.
Sfidanti.al