Pele i bën homazh Mesit, Mateus e Kasijas kritikojnë “Frans Futbollin”

Për FIFA-n, ai është futbollisti më i mirë i shekullit të 20-të, e ndoshta edhe më i miri i historisë, ndonëse gara me Maradonën apo Mesin nuk do të përfundojë kurrë. “Mbreti” Pele përgëzoi argjentinasin për Topin e 7-të të Artë në karrierë, duke e quajtur një “homazh të drejtë”. “Përgëzime Mesit, – tha braziliani, – padyshim e merituar për një talent të jashtëzakonshëm. Shtatë herë, shumë faleminderit”. Ky ishte mendimi i tri herë kampionit të botës, por pati të tjerë që e kritikuan “Frans Futbollin”. Lotar Mateus, ylli gjerman kampion bote në 1990, deklaroi se “nuk po arrij të kuptoj asgjë”, pasi Topi i Artë nuk iu dha Robert Levandovskit. Iker Kasijas, ish-portieri i Spanjës dhe Realit, deklaroi se “Mesi për mua është një nga 5 lojtarët më të mirë të historisë, por trofeu jepet për atë që bën në një sezon, nuk është e vështirë të gjesh fituesin, e bëjnë të vështirë të tjerët”.

Sfidanti.al