Rregullat e Kovidit janë të forta, edhe kur je një personalitet që pritesh si “uji i paktë”. Ralf Rangniku pritet të humbasë ndeshjen e dytë radhazi që kur u caktua trajner i Mançester Junajtidit për shkak të izolimit të detyrueshëm dhe rregullave të lejes së punës në Britaninë e Madhe. Kjo do të thotë se Majkëll Karriku do të jetë sërish në stol për sfidën e radhës, që luhet të enjten në “Old Traford” ndaj Arsenalit. Një tjetër ndeshje e Premier Ligës e humbur nga Rangniku, ndërsa klubi shpreson që ta ketë trajnerin gjerman për duelin tjetër të radhës, atë ndaj Kristël Palasit.
Sfidanti.al