Maradona më në fund e pati Topin e tij të Artë!

Në 1986 fitoi një trofe të tillë, por jo nga “Frans Futbolli”. Atë vit, Topin e Atë të revistës franceze e fitoi sulmuesi ukrainas i Bashkimit Sovjetik, Igor Belanov, ndërsa Diego Armando Maradona fitoi Topin e Artë të Kupës së Botës në Meksikë, si lojtari më i mirë i saj. Argjentinasi u shpall kampion i botës dhe meritoi trofeun më të shkëlqyer të të gjitha kohëve. Ishte koha kur “Frans Futbolli” e jepte Topin e tij vetëm për lojtarët europianë, ndaj edhe Diego nuk e mori dot për sa kohë që luajti. Në 1995, kur ai u tërhoq nga futbolli, “Frans Futbolli” e ndryshoi rregullin dhe i dha një Top të Artë si simbol për karrierën, gjë që u bë me duart e Alfredo Di Stefanos. Gjithsesi, të dy trofetë e artë të Maradonës patën fat të keq. Të parin e vodhi një bandë në Napoli, dhe as lidhjet e Diegos me mafien e qytetit nuk e shpëtuan sepse e kishin shkrirë. E dyta u shkri nga një zjarr që ra në shtëpinë e babait të tij. Gjithsesi, Maradona i kërkoi “Frans Futbollit” edhe një Top tjetër dhe revista ia plotësoi dëshirën.

Sfidanti.al