Mundet Fiorentina 2-1, ajo skuadër që theu Milanin dhe që ka në përbërje një sulmues që e pëlqen gjithë Europa si Dushan Vllahoviç. Empoli realizon diçka të madhe në Serinë A duke triumfuar me përmbysje, ndërsa ndër më të mirët në fushë ishte Nedim Bajrami. Mesfushori i kombëtares shqiptare hyri në fushë pas pushimit, kur “vjollcët” kishin kaluar në avantazh me golin e Vllahoviçit, por prania e tij e ndryshoi tërësisht ndeshjen. Ishin dy asiste të tij që i dhanë mundësi Empolit të fitonte në minutat e fundit. Në 87’, Bajrami krosoi për Bandinelin që barazoi rezultatin. Në 89’, sërish Bajrami kroson dhe sulmuesi Pinamonti shënon golin e dytë. Fiorentina bëri më shumë (14 gjuajtje ndaj 7), por në fund humbi. Lojtarët e tjerë shqiptarë, Samir Ujkani dhe Ardian Ismajli, ishin në stol ndërsa Kristijan Asllani nuk ishte pjesë e ekipit. Me këtë fitore, Empoli ngjitet në kuotën e 19 pikëve, në mesin e tabelës së Serisë A.
Sfidanti.al