Gjëja më pozitive për tifozët shqiptarë është që sulmuesi i kombëtares ishte titullar në “Anfild”. Një besim jo i vogël nga trajneri Hazenhytl, që duket se mendon ndryshe nga tekniku i Shqipërisë, Edi Reja, dhe futbollisti 20-vjeçar u përpoq t’ia shpërblente duke luftuar për 90 minuta e duke pasur dy raste për të shënuar, sidomos një kur rezultati ishte ende 1-0 për Liverpulin. Gjithsesi, vendasit ishin tepër të fortë madje dhe pa golat e Mohamed Salahut apo Sadio Manesë. Diogo Zhota shënoi dy herë, një gol ishte i Tiago Alkantarës veçse me devijim, ndërsa pas pushimit shënoi qendërmbrojtësi Van Dajk. Me këtë sukses, të besuarit e trajnerit Jurgen Klop u ngjitën në vendin e dytë në renditje me 28 pikë ndaj 29 të Çelsit, por duke pritur ndeshjet e së dielës, Mançester Siti-Uest Hem dhe Çelsi-Mançester Junajtid.
Sfidanti.al