A ka lidhje Erik Abidali me dhunën ndaj Heira Amrauit?!

Ish-ylli i Francës dhe i Barcelonës pritet të merret në pyetje nga policia franceze lidhur me incidentin e disa ditëve më parë. E përditshmja “Lë Mondë” shkruan se futbollistja e Paris SG, Heira Amraui, u sulmua nga dy burra të maskuar që e goditën me shufra hekuri dhe sipas gazetës ata thanë “ty të pëlqen të shkosh me burra të martuar”. Erik Abidal, i dyshuar si një shkak i mundshëm i rrahjes së Amrauit, është i martuar që nga viti 2003 dhe ka 5 fëmijë me të shoqen Hajet. Fillimisht, policia arrestoi shoqen e ekipit të Amrauit, Aminata Diallo, që u dyshua se organizoi rrahjen e saj për t’i zënë vendin në ekip.

Sfidanti.al