Njeriu së pari lufton për vete, por jo vetëm kaq, ai lufton edhe për njerëzit të cilit i kanë besuar që t’i udhëheqë. Për këtë arsye, Stiven Xherrard është i detyruar që të dalë hapur kundër ekipit të tij të zemrës, shtëpisë së tij të vërtetë të futbollit, Liverpulit. Në 11 dhjetor, ai do të vizitojë stadiumin “Anfild” si trajner i Aston Vilës dhe shumë kush pyet se për këtë do të rrahë zemra e tij. “Unë jam trajner i Aston Vilës, – tha Xherro, – rëndësi ka që ne kemi shansin të shkojmë në “Anfild” për të fituar. Detyra ime është të udhëheq ekipin drejt fitores dhe të jem besnim ndaj tifozëve tanë. Përparësia ime do të jetë Aston Vila”.
Sfidanti.al