Ronaldo “dërgon në djall” trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos

Në të vërtetë pritej që ai vetë të bënte një autokritikë për paraqitjen, dhe padyshim që ishte fajtor jo pak për humbjen me Serbinë. Kristiano Ronaldo, gjithsesi, nuk i hodhi sytë në pasqyrë për të parë veten, por qortoi pa “frena” trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos, në përfundim të ndeshjes. Pasi iu mbushën sytë me lot në mbyllje, ai nisi t’i bërtiste trajnerit ndërsa ai u afrua që t’i jepte dorën. Bërtitjet dhe gjestet vazhduan edhe pasi ata patën një shtrëngim fare të shkurtër të duarve, dhe Ronaldo nuk e pati problem që ishin “në sy” të kamerave. Në të vërtetë, CR7 nuk është se bëri ndonjë gjë të madhe, duke realizuar 3 gjuajtje, dy prej të cilave jashtë dhe njëra e bllokuar nga lojtarët serbë. Portugalia duhet të synojë kualifikimin në mars të vitit të ardhshëm që të marrë pjesë në Kupën e Botës.

Sfidanti.al