Çfarë gallate nga Siti, Guardiola harron t’u thotë lojtarëve formacionin!

Pasionin e ka si pak të tjerë në këtë lojë, madje ndonjëherë duket më i eksituar sesa Jurgen Klopi apo Zhoze Murinjo i kohëve më të mira. Pep Guardiola e quan veten me fat që punon si trajner futbolli, por ndonjëherë lojtarët e tij nuk ndihen edhe aq me fat që e kanë për “shef”. Kevin De Brujni zbulon se katalanasi shpesh është kaq i emocionuar kur flet dhe jep udhëzime, saqë harron gjëra kryesore, e ndodh që harron t’u thotë lojtarëve të tij se kush prej tyre është në formacion. “Ne gjithmonë kemi një takim para ndeshjeve dhe Guardiola nis të thotë që “ne do të bëjmë këtë dhe këtë, le të shkojmë tani”. Pastaj ne i themi, “Pep, kush do të luajë”. Ai ndonjëherë harron. Për të është shumë e rëndësishme të fitojë, por filozofia e tij është edhe më e rëndësishme”.

Sfidanti.al