Reali pret Mbapenë? Atëherë, Barcelona synon Mo Salahun!

Liverpuli duhet të ketë mendjen sepse gjigandët katalanas mbeten të rrezikshëm edhe me një “dhëmb në gojë”. Lajmet janë që Ksavi Hernandez, trajneri i tyre i ri, po synon të marrë Mohamed Salahun për t’iu përgjigjur lëvizjes luksoze të Realit që pritet të marrë në verë Kilian Mbapenë. Tek Barcelona nuk mund të rrinë pa u treguar të barabartë me Madridin, dhe tërheqja nga emri i klubit dhe nga emri i trajnerit tani është më e madhe sesa prej shumë vitesh, që nga koha e Pep Guardiolës dhe Luis Enrikes. Nuk dihet sesi mund t’ia dalin katalanasit për Salahun që ka ende disa vite kontratë në Liverpul dhe me kartonin që mund të kalojë 100-150 milionë paundë stërlinat, ndërsa në “Kamp Nou” borxhi është ndoshta 1.2 miliardë euro.

Sfidanti.al