Hamiltoni: Fitova garën më të vështirë në karrierën time

E vlerësoi lart garën që mund t’ia ketë kthyer fatin e sezonit. Kampioni i botës, Ljuis Hamilton, beson se gjithmonë ka një shans për fitoren përfundimtare, dhe suksesi në Çmimin e Madh të Brazilit i jep edhe më shumë optimizëm. “Çfarë gare, – tha anglezi i Mercedesit, – unë bëra gjithçka që mund të bëjë. Duhet të përgëzoj skuadrën që më ndihmoi shumë. U nisa i fundit në sprintin e së shtunë, pata edhe 5 vende dënim në start, kjo ishte fundjava më e vështirë në karrierën time. Babai më kujtoi për një garë në Bahrein në 2004 në Formula 3, ku u nisa i fundit, pastaj i 10-ti dhë në fund fitova. Nuk e mendoja se këtë fundjavë do të realizonim këtë që bëmë, por kjo tregon se nuk duhet të dorëzohesh kurrë”. Maks Verstapeni i Red Bullit, kryesues në sezonin e Formula 1 me 14 pikë më shumë se Hamiltoni, pranoi se “duhej të kufizonim dëmet, pasi na mungonte shpejtësia, gjithsesi në garat e ardhshme do të reagojmë”.

Sfidanti.al