E gjithë Spanja ngre në qiell trajnerin Luis Enrike pas fitores me Suedinë!

Një tjetër pengesë u kalua, ndonëse nuk duket shumë e madhe. Për një ekip të lavdishëm si Spanja s’është ndonjë gjë për t’u veçuar kualifikimi në fazën finale të një Botërori, por megjithatë mediat dhe publiku iberik po ngrenë në qiell trajnerin Luis Enrike. Pasi realizoi një kthesë të vërtetë në Europian, ku Spanja i kalli datën Italisë dhe u eleminua pa fat në gjysmëfinale, dhe pasi arriti finalen e Ligës së Kombeve, humbur me Francën, ekipi spanjoll tregoi autoritetin duke përmbysur situatën e vështirë në grupin eleminator të Botërorit. “Qershia mbi tortë” ishte fitorja ndaj Suedisë në Sevilje, edhe pse i mjaftonte barazimi. Alvaro Morata shënoi të vetmin gol për të shkuar në Katar, ndërsa Luis Enrike deklaroi se “isha nën stres të madh, ndonëse gjatë jetës kam pasur shqetësime shumë më të mëdha”, duke nënkuptuar vdekjen e vajzës disa kohë më parë. “Çfarë i ka bërë Luis Enrike këtij ekipi”, shkruante “Marka”, ndërsa notat ishin të larta në të gjitha të përditshmet iberike.

Sfidanti.al