Shefi i skuadrës gjermane, Toto Volf, nuk e përmbajti dot veten pas suksesit të pilotit të tij në pistën e Interlagosit. Ai sikur fluturoi kur Hamiltoni parakaloi Verstapenin dhe u hodh sërish përpjetë kur u kalua vija e finishit. “Kjo kryevepër e Hamiltonit meriton të vendoset në Muzeun e Luvrit”, shkruajti skuadra e Mercedesit në Tuiter pas garës. Kjo deklaratë duket e justifikuar për vetë fundjavën që pati kampioni i botës. Ai u dënua me 5 vende në nisje të garës për shkak se u ndërrua motori. Pastaj fitoi provat zyrtare, por u dënua për shkelje teknike dhe zbriti në vendin e fundit në startin e sprintit të së shtunës. Në sprint, Hamiltoni u ngjit nga vendi i 20-të në të pestin, por garën e filloi në vendin e 10-të. Që nga ky pozicion, 36-vjeçari realizoi një kryevepër dhe fitoi garën në Brazil.
Sfidanti.al