Kush e ka harruar trajnerin hungarez të bardhebluve në vitin 2000? Miklosh Temeshvari mbahet mend mirë nga tifozët dhe lojtarët pasi vendosi rregulla të forta disipline, ndonëse ato e morën në qafë dhe lojtarët e shkarkuan para kohe. Në një rast, Temeshvari i vendosi gjobë vetes për vonesën (që e bëri me qëllim), ndërsa trajneri i ri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, po sillet si Temeshvari, por në të kundërt. Ai nuk i fali sulmuesit Usman Dembele as edhe 3 minuta vonesë duke e gjobitur. Tek Barcelona janë kthyer sërish kohët e Guardiolës dhe Luis Enrikes ndonëse rregullat e forta nuk pritet ta marrin në qafë Ksavin, siç morën Temshvarin tek Tirana.
Sfidanti.al