Bajerni e Gjermania mund të lumturohen, Saneja është bërë numri 1

Nuk flasim për talentin sepse atë e ka pasur gjithnjë, ndaj edhe e mori Pep Guardiola tek Mançester Siti, e pastaj Hansi Fliku tek Bajerni. Tani është me Julian Nagelsmanin në Mynih dhe sërish me Flikun, porse tek Gjermania, dhe Leroi Sane është kthyer në heroin e papritur gjerman. Publiku e pëlqen jo vetëm për golat që shënon dhe lojën teknike, por sidomos për rendimentin e punës që kryen në fushën e lojës. “Leroi ka javë që po tregon sesa lojtar i madh që është, – thotë Fliku, – ai është ngritur “në fluturim”. Ai luan shumë lehtë dhe me shumë klas. Ajo që më pëlqen më shumë është vullneti për të ndjekur topin, për të bërë presingun”. Gjermania dhe Bajerni shpresojnë shumë tek Leroi Saneja.

Sfidanti.al