Loja sulmuese e Interit jep shpresë për titullin kampion

Edhe pse ndodhet 7 pikë prapa Milanit e Napolit, sërish skuadra zikaltër ka mundësi të rikuperojë dhe ta mbrojë “skudeton”. Nën drejtimin e Simone Inzagit, Interi luan futboll të bukur e sulmues dhe jo më kot kryeson çdo renditje të lojës ofensive në Itali. Ka shënuar më shumë gola se të gjithë, 29 ndaj 26 të Milanit duke qenë në ritmet e Bajernit, Sitit apo Liverpulit. Po ashtu, ka më shumë asistë, 20, dy më shumë se Lacio e Mauricio Sarrit. Interi ka dhënë 90 krosime, më shumë se gjithë të tjerët (Napoli, në vend të dytë, ka 51), e po ashtu edhe gjuajtjet në portë, 67! Edhe përsa i përket vrapimit, Interi nuk është keq me 109 km në total, 5 më shumë se Milani e 6 më shumë se Napoli, ndonëse është në vend të katërt të renditjes që kryesohet nga Lacio. Ajo që duhet përmirësuar është mbrojtja, sidomos pasi kalohet në avantazh.

Sfidanti.al