Si i nxit Leonid Sluckij lojtarët e tij në stërvitje? Duke i goditur me topa bore!

Një trajner i njohur, por edhe shumë i veçantë. Nëse gjermani Kristof Daum e nxorri një herë ekipin e tij (në mos gaboj Leverkusenin) që të stërvitej në mes të natës si dënim, rusi Leonid Sluckij ka “huqe” të tjera. Ai u filmua dhe fotografua duke nxitur lojtarët e ekipit të tij, të Rubinit të Kazanjit duke i goditur ata me topa bore ndërsa vraponin mbi fushën e zbardhur nga dëbora dhe akulli. Është dimër në Rusi dhe në Republikën Autonome të Tartarisë. Sluckij lëshoi topa bore ndaj secilit lojtar, ndërsa futbollistët u bënë pjesë e lojës së trajnerit. Rusi 50-vjeçar ka drejtuar kombëtaren ruse, Hull Sitin në Angli, Viteshen në Holandë dhe shumë klube në Premier Ligën ruse. Nja 12 muaj më parë, ai i habiti lojtarët e Rubinit kur këndoi një këngë të Maraja Kerit (Mariah Carey), “Gjithçka që dua për Krishtlindje, je ti”!

Sfidanti.al