Mëshirë angleze ! 5 gola në ferrin e 45 minutave, më pas ..”parajsa” pa gola!

O Zot na mëshiro! Ciili është gabimi ynë që Anglia po tregohet kaq e pamëshirshme kur vetëm në 45 minuta na dërmoi me 5 gola! Mos vallë kanë dëgjuar lajthitjen e trajnerit Edi Reja kur si një “adoleshent i vjetër” thoshte se i ka përgatitur një surprizë Anglisë?! Sidoqoftë, “zoti” e dëgjoi lutjen tonë, shkoi në dhomën e Anglisë pas pjesës së parë dhe bindi anglezët se në futboll, ashtu si në jetë, ka edhe ..mëshirë!

Dhe ajo që ndodhi në pjesën e dytë, na dukej si “parajsë” në krahasim me ferrin e pjesës së parë, ku në fushë kishte vetëm 11 anglezë të “droguar” , ndërsa Shqipëria e tulatur si kurrë më parë, e tretur fare në lëndinën mitike të Uemblit , thuajse u bë e krahasueshme me liliputët e grupit tonë, San Marinon dhe Andorrën…

5 gola në 45 minuta për Shqipërinë e Edi Rejës, e cila i ngjasonte me një armatë dezertorësh, që ishin zhytur në një shthurje të frikshme në mbrotje dhe me një mesfushë më shumë të vdekur se sa të gjallë! Le të mos kemi ndroje ta themi: Jemi mëshiruar më shumë se në çdo rast tjetër nga një ekip i madh, por, praseprapë, edhe në ditën më të keqe…na mbeten fuqi për të prallisur siç dime vetem ne . Pale kur thonë se në pjesën e dytë dhamë shenja jete ose kur komentohet se do të kishte qënë ndryshe historia e ndeshjes pa ta kishte bërë gol Uzuni atë rastin që e krijuan vetë anglezët! Po sikur ta kishte bërë Uzuni me të vërtetë? Hajde t’i mbaje dhe pjesën e dytë dhe pastaj…do të thonim : po ky Uzuni ç’pati?”

Sfidanti.al