Tifozja 11-vjeçare irlandeze nuk paguan gjobë për fanelën e Ronaldos

Fillimisht ia prenë fletën e do të duhej ta paguante në postë, ose do t’ia merrnin paratë direkt nga llogaria bankare e prindërve. Gjithsesi, tifozja 11-vjeçare irlandeze që shkeli rregullat duke hyrë në fushën e lojës për të marrë fanelën e Kristiano Ronaldos, nuk do të paguajë gjobë. Kështu informoi Federata Irlandeze e Futbolilt, pak orë pasi vetë familja e vajzës deklaroi se do të paguante rreth 2 500 paundë stërlina pë shkeljen që bëri. Vajza shkoi tek Ronaldo ndonëse rojet e sigurisë u përpoqën ta ndalonin. Superylli portugez, i mërzitur disi pas barazimit 0-0 të Portugalisë në Dublin, vendosi ta takonte, t’i jepte fanelën dhe t’i jepte një përqafim.

Sfidanti.al